E-TJERA

Gazetari: 38-vjeçari në Ksamil nuk pësoi arrest kardiak, u godit me Jet Ski, autori ka njohje me pushtetarët

Gazetari: 38-vjeçari në Ksamil nuk pësoi arrest kardiak, u

Një 38-vjeçar nga Tirana humbi jetën në Ksamil. Policia njoftoi se 38-vjeçari kishte pësuar arrest kardiak në momentin e zhytjes.

Por, gazetari Flamur Vezaj shkruan se ngjarja e vërtetë po fshihet nga policia. Sipas tij, 38-vjeçari është përplasur nga një Jet Ski dhe se autori I. Doda është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur.

Sipas gazetarit, Doda ka njohje me pushtetarët, por edhe pse është arrestuar, policia nuk ka bërë sqarim për opinionin publik.

Postimi:

Policia që s'duam, fsheh vrasjen e pushuesit nga “JetSki”. Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t'i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo "sëmundje" nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).

Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte "atak kardiak"!

"Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në "Gjirin e Barxhos", në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak." - njoftimi i policisë!

Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me "jetski" nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për "atak kardiak" të viktimës nga “JetSki”!

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e "miqve" në pushtet të autorit do t'i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!

Të fundit