
Flash News
Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili nuk u vetëvar, lëshohet urdhër arrest për ish të dashurën
Po kalonte trafikndarësen, përplaset për vdekje këmbësori pranë ish-sheshit “Shqiponja”
Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër
Breshëri plumbash drejt makinës, plagoset shqiptari në Zvicër
Ndërtoi pa leje hotelin, Prokuroria e Gjirokastrës sekuestron objektin, lihet në burg pronari
Gazetari publikon faktet tronditëse: Kreu i ri i AMP-së si mbyllje rrethimi për informacionet sekrete që i shërbejnë SPAK-ut
Florian Sulejmani është emëruar në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendësuar Ardi Veliun i cili dha dorëheqjen.
Por, emërimi i tij në krye të këtij posti ka shkaktuar shumë kundërshtime. Gazetari Ferdinand Dervishi është ndër ata që e cilëson Sulejmanin si një person të papërshtatshëm për këtë post, për shkak se sipas tij ka të shkuar të errët.
Në rrjetin social Facebok, ai ka publikuar një faksimile dhe screenshot-in e një bisede në ëhatsapp, përmes të cilave tregon se si kreu i ri i AMP-së është emëruar si i tillë si mbyllje rrethimi për informacionet sekrete që i shërbejnë SPAK-ut.
Postimi i plotë:
Prej një muaji i emëruar jo zyrtarisht në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) me ndihmën edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rumbullaku, i cili u qëndroi gjysmë ore te koka anëtarëve të komisionit të vlerësimit, më në fund Florian Sulejmani e kapi postin. Vetë ministri 4 mujor, Taulant Balla, e gradoi në krye të AMP-së.
Një pjesë e mediave dhe e gazetarëve e bënë në kohë reagimin e tyre kundërshtues për këtë kandidaturë. Dikush shkroi se është i papërshtatshëm për shkak se ka pasur të shkuar të errët, dikush, me të drejtë, argumentoi se nuk ka nevojë të bëhen konkurse farsë, kur kreu i AMP-së është paraemëruar.
Po përse në media depërtoi informacion kundërshtues? Sigurisht që depërtoi sepse një informacion i tillë ekzistonte. Shumë njerëz, të cilët ishin në dijeni të këtij informacioni nuk mund të duronin dhe të heshtnin. Për ata Florian Sulejmani nuk ishte njeriu i përshtatshëm për kreun e AMP-së, aq më keq që kësaj strukture i është besuar pesha e “vetëpastrimit të Policisë” si nismë e tejpropaganduar e Ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla.
Ja dhe provat. Florian Sulejmani ka pasur dhe e ka në arkivën e SHKB-së (sot AMP) një dosje fort inkriminuese. Ajo, sa duket, është formësuar gjatë periudhës së vetingut të dështuar në Polici. Në faqet e kësaj dosjeje Sulejmani shfaqet si zyrtari i lartë i SHKB-së që persekuton punonjës policie të cilët nuk ndërhyjnë në sistemin TIMS për ti bërë atij favore kriminale.
Një ndër provat më domethënëse është dëshmia (zbardhur e plotë më poshtë) e një kolegeje të tij të Komisariatit të Policisë së Rinasit. Sipas dëshmisë, Florian Sulejmani, në një rast, i ka ndërhyrë asaj të kalojë, pa e çekuar në sistemin TIMS, një mikun e tij të përfshirë në konfliktet e përgjakshme të minierave të Bulqizës. Kolegia, vetëm pasi e ka kaluar, ka vënë re se i sugjeruari nga Sulejmani ishte “me probleme kriminale”. Pas një muaji kolegia nuk ka pranuar të bëjë, për Florian Sulejmanin, një tjetër favor inkriminues duke argumentuar: “...nuk e kam shkelur kurrë ligjin dhe me këtë rrogë mbaj familjen...”
Në vend që të vlerësonte vendimin e koleges, Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit në SHKB, Florian Sulejmani, nis hakmarrjen. Ai arrin ta heqë nga detyra në Rinas dhe ta “internojë” në Shkodër kolegen përmes mikut të tij Drejtor të Drejtorisë së Kufirit (sipas dëshmueses). Pas një muaji, dëshmuesja, me ndihmën e disa drejtuesve të tjerë të Policisë, është kthyer sërish në detyrën e kontrollores në Komisariatin e Rinasit. Por Florian Sulejmanit, sa duket, nuk i kishte dalë e keqja. 7-8 muaj më pas, miku i tij Drejtor Kufiri, i bën dëshmueses vlerësim pune dhe sërish e degdis në Shkodër.
Në finish të veprës së tij, Florian Sulejmani, kreu i ri i AMP-së, i sapoemëruar me tam-tame nga Ministri Balla, shfaq të vërtetën e gjithë brendësinë së shpirtit. Ai nuk kënaqet vetëm me degdisjen e koleges që zbatoi ligjin, por shkon deri në perversitet, duke ja komunikuar asaj gjëmën personalisht. Një monstër njerëzore në këtë rast.
Megjithë dosjen e mbushur me dëshmi e prova të ngjashme, Florian Sulejmani, miku i shpallur i Drejtorit Muhamet Rrumbullaku, e kaloi vetingun në Polici. Ndërsa kolegu i tij në SHKB, Arben Fashëri, nuk e kaloi dot. Atë e gjetën fajtor për ca të holla të fituara si emigrant në vitet 1992-1994 që nuk kishin kaluar përmes sistemit bankar, atë e hodhën edhe pse kishte gjithsej një shtëpi 1 plus 1 në Tiranë, atë e masakruan në fund të karrierës, ndërkohë që në burgje ende vijon të përdoret batuta: “Edhe ty Arben Frashëri të ka futur brenda!”.
Sigurisht që Florian Sulejmani është emëruar në krye të AMP-së si personazh që përmbush mendësinë dhe qëllimet e njerëzve që e piketuan për të pasur nën kontroll Policinë e Shtetit.
Por përzgjedhja e një njeriu me të shkuar të errët mund të jetë pjesë e një plani më të madh dhe më djallëzor. Emërimi i Florian Sulejmanit në krye të AMP-së - një agjenci që posedeon dhe përpunon informacione sekrete - e mbyll përfundimisht atë gardhin rrethues imagjinar të informacioneve të Policisë që kanë dhe do të kenë lidhje me hetimet e SPAK-ut. Në mënyrë të ngjashme dhe ugjente, 2-3 muajt e fundit, janë uzurpuar edhe të gjitha Departamentet dhe Drejtoritë në Policinë e Shtetit që kanë lidhje pikërisht me posedimin dhe kontrollin e informaconeve sekrete. Njerëz me të shkuar të errët janë emëruar, me procedura të paligjshme, në krye të Departamentit të IT dhe në krye të Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik. Emërimi i kreut të AMP-së, si huri i fundit i gardhit rrethues të SPAK, thjesht është më i guximshmi.
Gjithsesi qëllofshin! Pushka top!
Teksti i faksimiles
VLERËSIM PASURIE: Të dhëna të tjera. Kontakte të papërshtatshme të përfshirë në krimin e organizuar, pranim/shkëmbim dhuratash, favoresh apo parash nga persona të përfshirë në krimin e organizuar.
AFTËSI PROFESIONALE (emër file)
Unë që po ju shkruaj kërë denoncim quhem L.T, dhe jam punonjëse ne Policinë e Shtetit rreth një periudhe 6 vjeçare. Po kryej këtë denoncim pasi besoj tek një veting real dhe të paanshëm dhe mbi të gjitha besoj ende tek ndershmëria si virtyt. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë si kontrollore në pikën e kalimit të kufirit Rinas, një koleg i imi që aktualisht ështe në masë sigurimi "arrest në burg" më ka prezantuar ne Drejtorin e Inspektimit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Florjan Ramazan Sulejmani. Florjani më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që ta ndihmoj një shtetas që të kalonte pa rradhë i cili quhej A. L, ku dhe te bëj ndonjëherë regjistrime fiktive. Pasi e ndihmova që të kalonte, u informova që ky shtetas ishte me probleme kriminale. Pas një periudhe 1-mujore, Florjani më shkruan në aplikacionin "ëhatsupp" dhe më kërkon që të bëja regjistrime fiktive të një shtetasi tjetër ku nuk kam pranuar, duke iu shpjeguar se nuk e kam shkelur kurrë ligjin dhe me këtë rrogë mbaj familjen. Këtë bisedë jam e gatshme t'ju a vë në dispozicion në çdo moment. Pas këtij refuzimi mua më fillon kalvari i presioneve dhe transferimeve në detyrë. Më datën 04.02.2019 unë jam larguar nga detyra që mbaja si (ndihmës specialiste kontrollore) detyrë të cilën e mbaja për rreth 8 muajsh. Urdhrin e largimit tim e jep Drejtori i Departamentit të Kufirit me një telefonatë me justifikimin thjesht "dua ta heq atë". Dr. E.M, ështe miku i Florjan Sulejmanit. Pas ndërhyrjes dhe këmbënguljes së Drejtoreshës Rajonale të Kufirit Tiranë E.S, dhe Shefit të komisariatit P.D, unë u riktheva në vendin tim me datën 12.03.2019. Sërisht brenda 6-7 muajsh, më datë 08.11.2019, nga Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit E.M, (lidhje shoqërore e Florjan Sulejmanit) ishte kërkuar një vlerësim pune i veçantë për transferimin tim. Pas vlerësimit me 28 pikë, njoftohem nga Drejtoria e Policisë Shkodër që jam transferuar me detyrë në Drejtorinë vendore të Policosë Shkodër. Edhe pse pata dyshimet e mia që ky kalvar vuajtjesh më vinte për këtë shkak, nuk kam reaguar tek askush, por për realizimin e qëllimit dhe dhënien e sinjalit jam telefonuar nga Florjan Sulejmani disa ditë më pas. Ju shkruajta gjithë këtë histori për të treguar lidhjet shoqërore mes subjektit tuaj të vetingut Florjan Sulejmani me persona me të shkuar kriminale si dhe keqpërdorimi që ai i bën atributeve që ka për shkak të detyrës, duke dhënë urdhra të paligjshëm apo duke kërkuar favore në kundërshtim me ligjin. Duke ju uruar suksese në punën tuaj jam e gatshme të kontribuoj për dokumentimin e këtij denoncimi. Me respekt L.T.
Foto 1: Faksimile e një flete të dosjes së Florian Sulejmanit e përgatitur për vetingun në Polici.
Foto 2: Screenshot i bisedës në ëhatsapp mes punonjëses së Komisariatit të Rinasit dhe Florian Sulejmanit
Të fundit



Tentoi të grabiste me dhunë tre italiane, arrestohet i riu në Durrës
29 Prill 2025, 10:40
Eksperti Antonio Note: Partia socialiste ka pasiguri për të marrë 71 mandate
29 Prill 2025, 10:32
Gazetarja: 35 refugjatë në kampin e Gjadrit kanë tentuar vetëvrasjen
29 Prill 2025, 10:17



Rama: Mos u kruani me patronazhistët
29 Prill 2025, 09:37
A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?
29 Prill 2025, 09:28
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot sërish në seancë konstituitive
29 Prill 2025, 09:20

Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës
29 Prill 2025, 08:59
Këmbimi valutor 29 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
29 Prill 2025, 08:56
Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë
29 Prill 2025, 08:39
Dikur qyteti frymonte, sot kollitet
29 Prill 2025, 08:31

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
29 Prill 2025, 07:54
"Shmangni blerjet impulsive''/ Horoskopi për ditën e sotme
29 Prill 2025, 07:31
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
29 Prill 2025, 07:20
Sondazhi/ PD renditet forca e parë në Shkodër
28 Prill 2025, 22:55
Analisti: Edi Rama është mashtrues ordiner
28 Prill 2025, 22:30

Emigranti në Suedi akuzon KQZ-në për shkeljen e fshehtësisë së votës së tij
28 Prill 2025, 21:44

Vlora “turistike” e zhytur në plehra, kryebashkiaku: Nuk do t’i fusim në xhep…
28 Prill 2025, 21:23
Breshëri plumbash drejt makinës, plagoset shqiptari në Zvicër
28 Prill 2025, 21:02
Shqiptari kapet me 2 mln euro kok*inë në makinë
28 Prill 2025, 20:45

Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
28 Prill 2025, 20:17

Gjekmarkaj takim me banorët në Tale 2: Fitojmë 5 me 2 në Lezhë
28 Prill 2025, 19:55
KQZ teston pajisjet PEI që do të përdoren në 11 maj
28 Prill 2025, 19:36


“Boll o boll”, Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit
28 Prill 2025, 19:12
“La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit
28 Prill 2025, 18:55


Nga sytë e një personi mund të kuptohet se ai ka 'probleme mendore'
28 Prill 2025, 18:05


Sëmundjet kardiovaskulare, 8% e pacientëve me risk për arrest kardiak
28 Prill 2025, 17:19
Xhaferri: Kryeministri i ardhshëm nga PD do të jetë për të gjithë qytetarët
28 Prill 2025, 17:11

Qumështi me aflatoksinë, reagon Shoqata e Përpunuesve: Po goditet prodhimi vendas
28 Prill 2025, 16:52

Fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
28 Prill 2025, 16:22
Ndërpritet energjia në Spanjë dhe Portugali, 'paralizohen' shërbimet
28 Prill 2025, 16:14

Richard Grenell reagon ndaj lajmit te ribotuar nga Politiko: Është i pavërtetë!
28 Prill 2025, 15:52

Ushqimet me vitaminë A, ja pse janë jetike për mbrojtjen e syve
28 Prill 2025, 15:32



Policia në Fier godet sërish opozitën, vendos nën hetim xhaxhain e kandidates së PD
28 Prill 2025, 14:49
Kosova lëshon fletarrestim ndaj Radoçiqit për krime lufte
28 Prill 2025, 14:42

Putin shpall armëpushim në Ukrainë!
28 Prill 2025, 14:12
Berisha në biznesin fason: Do u kompensojmë për çdo humbje nga rënia e euros
28 Prill 2025, 13:54

Dosja “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares
28 Prill 2025, 13:35
Zgjedhja e Papës së ri/ Konklava do të mblidhet më 7 maj
28 Prill 2025, 13:28
Porti i ri Tregtar në Porto Romano, kompania s’pagoi tarifën, KPP nuk pranon ankesën
28 Prill 2025, 13:13
Terrorizëm ndërkufitar? India dhe Pakistani vazhdojnë të këmbejnë zjarr në Kashmir
28 Prill 2025, 13:01
Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës
28 Prill 2025, 12:37
Video/ Tragjike në Turqi, 3 persona humbin jetën pasi rrëshqet dheu
28 Prill 2025, 12:22
Papa i vlerave humane që ngjall shpresën midis shqiptarëve
28 Prill 2025, 12:21
Sekuestrohen 2200 bimë kanabis dhe 578 fidanë në Vaun e Dejës
28 Prill 2025, 12:09
Sherr mes dhëndrit dhe vjehrrës në Fier, ndërhyn policia
28 Prill 2025, 12:01
Gracka e opozitës me lobimin, dhe gropa ku u zhytën ‘koqet’ mediatike të Ramës
28 Prill 2025, 11:58


Zbulohen 3 plantacione d*oge në Belgjikë, në pranga 5 shqiptarë
28 Prill 2025, 11:21

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Manati, 5 të plagosur
28 Prill 2025, 11:02
Trump mendon që Zelensky është gati të heqë dorë nga Krimea
28 Prill 2025, 10:47
Tejkalim kufiri? DW: Katolikët konservatorë kundër bekimit për të gjithë
28 Prill 2025, 10:38


Meta thirrje shqiptarëve: Votoni nr. 1! Shqipëria Madhështore është shumë pranë
28 Prill 2025, 10:01
Foto/ Ky është 58-vjeçari që u ekzekutua me tre plumba në Vlorë
28 Prill 2025, 09:44

Trump dyshon në dëshirën e Putinit për paqe
28 Prill 2025, 09:08
Mashtronte qytetarët me mesazhe të rreme bankare, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
28 Prill 2025, 08:48
Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës
28 Prill 2025, 08:33


BE tërheq akademikë amerikanë, pasi Trumpi ngrin financimin
28 Prill 2025, 07:33
Dita nis me kthjellime, por pasditja pritet me reshje/ Parashikimi i motit për sot
28 Prill 2025, 07:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 Prill 2025, 07:10



Berisha: Ballkani i Hapur do të griset ditën e parë të qeverisjes së PD
27 Prill 2025, 20:41


Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas jep një tjetër version të ngjarjes
27 Prill 2025, 19:52