Flash News

E-TJERA

Gazetarja: Balluku po hetohet edhe për projektet Qukës-Qafë Plloçë, Korçe-Ersekë dhe Thumanë-Kashar

Gazetarja: Balluku po hetohet edhe për projektet Qukës-Qafë

Gazetarja, Klodiana Lala zbardhi detaje nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ajo deklaroi se ka nisur hetim edhe lidhur me tenderimin për projektet Qukës-Qafë Plloçë, Korçe-Ersekë dhe Thumanë-Kashar.

Ajo shton se janë sekuestruar telefonat dhe materiale të tjera të vartësve të zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Prokuroria e Posaçme ka siguruar dhe ka sekuestruar edhe tendera të tjerë, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloçë dhe rrugën Thumanë-Kashar.

Por po ashtu edhe proceduar materiale të tjera tenderuese dhe janë kryer një sërë kontrollesh të banesave, por edhe të zyrave që lidhen me vartës të Ballukut, si dhe u ka sekuestruar telefonat. Dhe nga analizimi që do të ketë , do të vijnë në një përgjigje finale që do të ketë për lidhjet që ka znj.Ballukut”, raportoi ajo.

Të fundit