Flash News

E-TJERA

"Geogenix BV takim për eurot e dyshimta tek inceneratori i Tiranës", vjen reagimi pas denoncimit të Berishës

"Geogenix BV takim për eurot e dyshimta tek inceneratori i

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi sot kompaninë Geogenix për të cilën tha se do të sjellë 100 milionë euro për t’i investuar tek inceneratori i Tiranës.

Disa orë pas denoncimit të Berishës në media u publikuan pamjet e përfaqësuesve të kompanisë duke dalë nga takimi për të bërë investime te inceneratori i Tiranës!".

 
Ndërkohë, Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, mundohet të mbulojë "diellin me shoshë" duke "sqaruar" se takimi ka qenë zyrtar.

"Takimi i kërkuar nga CEO i shoqërisë "Bruno Presezzi S.P.A", Z. Alberto Presezzi dhe përfaqësuesi i tij, Z. Miliad Lopa, ka qenë një takim zyrtar pranë zyrave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nga ana e Z. Presezzi u bë një prezantim i aktivitetit të kompanisë dhe bashkëpunëtorët me të cilët operojnë, ku shprehën gadishmërinë për asistencë që mund të shërbejë për vazhdimin e projektit.", thuhet në një postim në facebook.

Denoncimi i Berishës:

"Sot, me datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës!".

Disa orë pas denoncimit të Berishës në media u publikuan pamjet e përfaqësuesve të kompanisë duke dalë nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj .

 

Të fundit