Flash News

E-TJERA

Konfirmohet denoncimi i Berishës, përfaqësuesit e Geogenix BV zhvillojnë takim tek ‘Pronat e Sekuestruara’

Konfirmohet denoncimi i Berishës, përfaqësuesit e Geogenix BV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar sot kompaninë Geogenix për të cilën tha se do të sjellë 100 milionë euro për t’i investuar tek inceneratori i Tiranës. Takim që u konfirmua. 

Të pyetur nga Syri Tv pas një takimi të zhvilluar në Tiranë në Agjencia e Administrimit te Pronave te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa, ata nuk kanë preferuar që të përgjigjen por u larguan me shpejtësi me një taksi.

Denoncimi i Berishës:

"Sot, me datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës!".

Të fundit