Flash News

E-TJERA

Giani De Biasi: Do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e ekipit të Kosovës

Giani De Biasi: Do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e ekipit

Pas largimit të trajnerit Bernard Challendes, emra të ndryshëm po përfliten për të drejtuar kombëtaren e Kosovës.

Një prej tyre është lakuar edhe Giani De Biasi, ish trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Duke folur për Indeksonline. De Biasi tha se nuk ka kontaktuar me drejtuesit e FFK, por nuk do ta përjashtonte si mundësi.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi.

De Biasi në vitin 2016 arriti që me kombëtaren shqiptare të kualifikohen në kampionatin evropian.

 

 

Të fundit