Flash News

E-TJERA

Gjenden 45 mijë euro në furgonin që mbërriti në Portin e Vlorës

Gjenden 45 mijë euro në furgonin që mbërriti në Portin

Një sasi eurosh të padeklaruara janë gjetur në një furgon gjatë kontrollit të automjeteve që kanë mbërritur sot në Portin e Vlorës nga Italia.

Sipas policisë kufitare të Vlorës, në mjetin tip Mercedes Benz tip Vito janë gjetur të fshehura 45 mijë euro.

Policia është duke marrë në pyetje drejtuesin e furgonit, Kreshnik Ramo si dhe burimin e eurove që ishin të fshehura.

“Rreth orës 08.00, gjatë përpunimit të tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, shërbimet e DVKM Vlorë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip ‘Mercedes Benz Vito’, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo. Gjate kontrollit ne vijën e dytë, në sediljen e mjetit janë gjetur një sasi prej 45. 600 euro të padeklaruara”, njofton policia.

Ramo u shoqërua në polici dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar për “Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere”.

Të fundit