Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Gjendet Eva Dumani në Siri, gazetari shqiptar i ‘Le Iene’: Është me një familje shqiptare, mund të kthehet brenda një muaji
Autoritetet siriane kanë gjetur Eva Dumanin, motrën e Endri Dumani i cili u kthye pak ditë më parë në Shqipëri, bashkë me Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj.
Gazetari shqiptar i emisionit investigativ ‘Le Iene’, Taulant Kopliku ka bërë të ditur se Eva është gjetur nga autoritetet e kampit dhe është nën shoqërinë e një familje shqiptare.
Ajo pritet të kthehet bashkë me grupin e dytë brenda një muaji në Shqipëri.
“Sipas bisedës se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjetër i fëmijëve do te rikthehet ne Shqipëri.
Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:
"Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.
Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare.
E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.
Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj".
(Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh)”, shkruan gazetari.