Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë në kanal efektivi i FNSH-së

Gjendet i pajetë në kanal efektivi i FNSH-së

Një efektiv i FNSH ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar një aksident me motor.

Efektivi Nikol Lekndreaj pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor.

Por, sipas burimeve, për shkak të stuhisë dhe erës së fortë ka pasur vështirësi në lëvizje.

52-vjeçari për pasojë ka humbur drejtimin e motorit dhe ka rënë në kanal, duke humbur jetën.

Ai është gjetur pas shumë orësh kërkime, rreth orës 03:00 të mëngjesit, i pajetë në kanal.

 

Të fundit