Flash News

E-TJERA

Gjendet i vrarë me armë zjarri 48-vjeçari në Kamëz

Gjendet i vrarë me armë zjarri 48-vjeçari në Kamëz
Foto Ilustruese

Një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij në Kamëz.

Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, ndërsa është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit.

Policia është duket punuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin”, njofton policia.

Të fundit