Flash News

E-TJERA

Gjirokastër, 47-vejçari qëllon me armë gjahu drejt familjarëve

Gjirokastër, 47-vejçari qëllon me armë gjahu drejt

Një 47-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në banesë ku kishte familjarët në Gjirokastër

Polica bën me dije se  ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por pas ndërhyrjes së efektivëve, autori është arrestuar.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.

Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.” njofton policia.

Të fundit