Flash News

E-TJERA

GJKKO çon për gjykim çështjen në ngarkim të Altin Hajrit

GJKKO çon për gjykim çështjen në ngarkim të

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit.

Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prenges në janar të 2020. Hajri është gjykuar në mungesë, pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Ndërkohë, grupi është ndarë në disa pjesë. Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm, ndërkohë që ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazave të fundit.

Të fundit