Flash News

E-TJERA

Gjuha fyese e Ramës në fushatë, reagon Myftiu i Shkodrës: Distancohuni prej atyre që përdorin fjalor banal

Gjuha fyese e Ramës në fushatë, reagon Myftiu i Shkodrës:

Myftiu i Shkodrës ka reaguar ndaj gjuhës fyese dhe banale që po përdoret në fushatë nga politikanët. 

Një prej emrave më të lakuar dhe kritikuar ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili akuzohet se përdor gjuhë seksiste, përfshin fëmijët dhe është ofenduese për kategori të caktuara të shoqërisë. 

Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur si Lumo Skëndo, Imam Muhamed Sytari tha se ata që përdorin fjalor banal janë njerëz shpirtligj, të paedukuar dhe pa norma njerëzore.

“Njëri që përdor fjalë të ndyra dhe të liga është një njeri i ligë me zemër të keqe pa dhembshuri ose ka një edukatë harbute, i rritur me njerëz pa arsim dhe pa delikatesë dhe nuk vë re atë që thotë, nuk shquan të mirën nga e keqja.

Rron si një dru, si një dhi e egër vetëm me lumturinë e nevojës dhe ndërsa sjell nder mend Lumo Skëndon, i përket më së miri atyre që nga foltoret e qyteteve të ndryshme, me lloj lloj banalitetesh që ne nuk kem i nevojë dhe duhet të distancohemi prej tyre”, tha ndër të tjera ai.

Të fundit