Flash News

E-TJERA

Gjuzi dhe Jenisheri nuk i njohin zgjedhjet: Janë bërë shkelje të turpshme, Rama do të bëhet President ndaj po shkarkon Metën

Gjuzi dhe Jenisheri nuk i njohin zgjedhjet: Janë bërë shkelje
Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri

Deputetët Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri janë shprehur se nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit. Nga foltorja e Kuvendit, ata pretendojnë se janë kryer shkelje gjatë procesit zgjedhor. Gjuzi deklaroi se kryeministri Edi Rama do që të shkarkojë Ilir Metën, pasi synon të bëhet vet president. Ai tha se deputetët aktual të Kuvendit, janë më të mirët.

"Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Parti kriminale. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë tre kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion, shtatë  shoqatave mos njohin këtu zgjedhje. Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bër shkelje i ka bërë në 2017", tha Gjuzi.

Ndërkohë Jenisheri tha se janë bërë shumë shkelje gjatë zgjedhjeve, duke evidentuar Durrësin. Ai shtoi se do t'i drejtohet organeve të drejtësisë për hetimin e rasteve.

"Janë bërë shkelje të turpshme. Bankat i shpërndajnë lekët, në kundërshtim me shtetin, në Durrës janë bërë kushedi sesa. Koaliconi jonë do të jetë në krah të popullit, do ti drejtohemi organeve të drejtësisë që këto zgjedhje janë të paligjshme, antikushtetuese. Ju nuk meritoni me qenë as qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk e meritoni as të jeni këtu", tha Jenisheri.

Të fundit