Flash News

E-TJERA

Goditja e grupit kriminal, sekuestrohen pasuritë e Igli Kamberit dhe "Bishjes", në sitë familjarët dhe bashkëpunëtorët

Goditja e grupit kriminal, sekuestrohen pasuritë e Igli Kamberit dhe

Prokuroria e Posaçme në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, ka dhënë detaje nga operacioni i cili goditi grupin e Igli Kmberit dhe Ergys Kastratit allias Bishja.

Në total janë lëshuar 15 masa sigurie, 10 prej të cilave janë caktuar nga Prokuroria e Posaçme. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash. GJKKO ka sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.

SPAK ka sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që u përkasin familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të identifikuar si figura kyçe të grupit kriminal.

Pasuritë e sekuestruara:

-Dy llogari bankare në emër të Desmira Ceco (bashkëshortja e Ergys Kastratit)

-Dy llogari bankare në emër të Nevila Kamberi (bashkëshortja e Igli Kamberit) dhe Dituri Buzi (mamaja e Nevila Kamberit)

-Dy llogari bankare në emër të Fatos Buzi (babai i Nevila Kamberit)

-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi” në pronësi të Igli Kamberit

-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik

-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”, 5 automjete dhe 1 llogari bankare në emër të Bardhok Gjergjit

-Dy llogari bankare dhe 1 automjet në emër të Saimir Pirrës

-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik dhe një llogari bankare

-Dy automjete në emër të Edi Brahaj

 

Të fundit