Flash News

E-TJERA

Gozhdoi Blinken-in: Kush është Fation Semanjaku, ish-kandidati i PD-AShM që u dhunua nga policia për një stendë

Gozhdoi Blinken-in: Kush është Fation Semanjaku, ish-kandidati i
Në foto: Momenti i shoqërimit të Semanjakut nga policia

Fatjon Semanjaku ishte pjesë e listës së hapur të koalicionit PD-AShM, i cili garoi më 11 Maj në Fier. Semanjaku erdhi në Shqipëri për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, përballë kundërshtarëve të tjerë.

Me pritshmëritë ndoshta për një garë të lirë e të ndershme, Semanjaku u përball krejt papritur me prangat e policisë.

Një javë para 11 Majit, teksa ai dhe ekipi i tij po ngrinin një stendë në kuadër të fushatës zgjedhore, policia e Fierit zbarkoi duke i sekuestruar fillimisht stendat. Rezistencës së Semanjaku efektivët iu përgjigjen me arrestimin me forcë të ish-kandidatit, me argumentin se po vendoste pa leje një stendë në qendër të qytetit.

PD e Fierit, në një reagim asokohe, dënoi arrestimin e kandidatit duke e cilësuar një urdhër politik të Belinda Ballukut.

“Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në komisariat, kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh”, thuhej në reagimin e PD-së Fier.

Këtë realitet, Semanjaku i kujtoi një të vërtetë të hidhur ish-Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken: mbështetjen që administrata Biden i dha Ramës, të cilin e quajti në sy të Blinken “sundimtar me stil makiavelist”.

Përballë pyetjes me nota ironie të Semanjakut, Anthony Blinken zgjodhi të heshtë. E vetmja përgjigje nga Blinken për arrestimin e tij për një stendë fushate, ishte keqardhja. Asnjë fjalë për standardet demokratike, cenimin e kandidatit apo mbështetjen ndaj Ramës.

Të fundit