Flash News

E-TJERA

Grabitën një banesë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Grabitën një banesë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se kanë grabitur sende me vlerë rreth 15 mijë euro në një banesë në kryeqytet.

Gjithashtu, është arrestuar dhe pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga tre autorët e dyshuar.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi Denis Myftari, ka ruajtur shtetasin Leonard Balla, i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Ervin Xaka, ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit Florjan Çela” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet fjalë për një apartament në zonën e Astirit, teksa autori ka hyrë nga tarraci e pallatit në ballkonin e apartamentit, i filmujar dhe nga kamerat e sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për vperime të mëtejshme.

Të fundit