Flash News

E-TJERA

"Hanin e pinin me njëri-tjetrin", fqinji flet për vrasjen në Roskovec

"Hanin e pinin me njëri-tjetrin", fqinji flet për vrasjen

Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip, mbetën të vrarë pas të shtënave me kallashnikov në Roskovec. Autori i ngjarjes Altin Kuka qëlloi me breshëri arme teksa dy viktimat konsumonin kafe.

Një banorët e zonës shprehet për mediat se viktimat njiheshin si njerëz shembullorë për Roskovecin. Ai shton se autori dhe viktimat njiheshin më njëri-tjetrin dhe hanin e pinin çdo ditë bashkë.

"Unë i njoh dhe viktimat ishin vëllezër. Ata ishin model i shoqërisë, njerëz bamirësa. Njëri kishte një lokal ndërsa tjetri kishte një pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pulari, të dy janë bashkëfshatar dhe hanin e pinin bashkë dhe ngjarja ishte e çastit", ka deklaruar banori.

Të fundit