Flash News

E-TJERA

Harxhi i përgjigjet Bashës: 25 Prilli nuk ishte masakër elektorale, gara ime jo me Kadillin dhe Shehajn

Harxhi i përgjigjet Bashës: 25 Prilli nuk ishte masakër

Kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi i është përgjigjur kryedemokratit, Lulzim Basha, pasi u kërkoi rivalëve të garës së 13 qershorit të përgjigjen nëse mendojnë se 25 prilli ishte masakër elektorale apo humbje e PD-së.

E ftuar në ABC, Harxhi tha se 25 prilli nuk ishte një masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim.

Faktikisht sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më të mundshme, madje mendoj se nuk ka qenë e udhës ta bënin këtë lëvizje. Masakër elektorale nuk ka pasur, ka pasur vjedhje dhe tjetërsim, por kjo ka ndodhur para 25 prillit”, tha Harxhi.

Ajo tha se kandidatët e tjerë Fatbardh Kadillin e ka mik dhe për Agron Shehajn tha se është deputet i nderuar, por theksoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën.

 “Gara ime është me Bashën, nuk është me Kadillin që e kam mik, as me Shehajn që është një deputet i nderuar. Unë garën e kam me zotin Lulzim Basha, pasi ai po kandidon në mënyrë jo morale”.

Të fundit