Flash News

E-TJERA

Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim

Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar për herë të parë pasi SPAK nisi hetimet ndaj KQZ për tenderin e votimit elektronik.

Në një prononcim, Celibashi është shprehur nuk ka aspak shqetësim për hetimet e nisura.

I pyetur nëse ka pasur presion apo shantazhe, Celibashi tha se nuk është ndjerë i tillë. Ai shtoi se votimi elektronik në 6 qarqe është i pamundur.

Prononcimi i Celibashit:

Celibashi: Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për ketë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje.

A ka presion politik ose shantazh?

Celibashi: Nuk shoh diçka të tillë, pasi do të isha në pozitën e komentuesit për punën që do të bëjë dikush tjetër

A po ju shantazhojnë?

Celibashi: Jo, as në këtë rast as në rastet e tjera nuk jam ndjerë i shantazhuar.

A do të realizohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme?

Celibashi: E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1, 2 ose 3 qarqe.

 

Të fundit