Flash News

E-TJERA

Hiqej si zyrtar e një institucioni vendor dhe përfitoi 30 milionë lekë nga një biznes, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Hiqej si zyrtar e një institucioni vendor dhe përfitoi 30 milionë

Arrestohet nga Policia e Lezhës një 57-vjeçar nga Tirana pasi përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, teksa hiqej si përfaqësuesit të një institucioni vendor në Lezhë.

Njoftimi: 

Finalizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Flop”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë.

Përfitoi 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi komunikoi me të në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor, vihet në pranga 57-vjeçari.


Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin kërkuar një shumë parash me anë të mashtrimit, nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flop”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. M., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. M., në bashkëpunim me një shtetas tjetër të paidentifikuar, kanë përfituar 3 000 000 lekë nga administratori i një subjekti privat, pasi kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesit të një institucioni vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Të fundit