Flash News

E-TJERA

Hodhën d*ogën nga makina sapo panë policinë, arrestohen 2 të rinj në Konispol

Hodhën d*ogën nga makina sapo panë policinë, arrestohen 2

Dy të rinj kanë rënë në pranga në Konispol, pasi ishin duke transportuar drogë.

J.A. 20 vjeç dhe F.Ll. 23 vjeç po udhëtonin me 2.21 kg kanabis në mjet. Në momentin që kanë pikasur policinë, ndaluan makinën pranë një lavazhi në fshatin Vrin.

Më pas, 20-vjeçari hodhi nga mjeti lëndën narkotike.

Dy të rinjtë u arrestuan, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua nga policia.

Të fundit