Flash News

E-TJERA

Homeland Justice ka hakeruar emailet e deputetëve? Çfarë thotë zyrtari i Kuvendit

Homeland Justice ka hakeruar emailet e deputetëve? Çfarë

Paraditen e së martës, në grupin “Homeland Justice” në platformën Telegram u publikua një listë me emailet e deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit. Krahas listës, Homeland Justice shkruan se të dhënat dhe komunikimet nga këto adresa elektronike tashmë ndodhen në duart e tyre.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e muajve të fundit të deputetëve të korruptuar të Kuvendit janë në duart e Homeland Justice,” shkruhet në postim.

Homeland Justice, sipas dy raporteve të Microsoft dhe FBI, janë identifikuar si hakera me origjinë iraniane. Që prej vitit 2022 ata kanë kryer disa sulme kibernetike të njëpasnjëshme ndaj institucioneve shtetërore shqiptare apo edhe zyrtarëve të lartë publikë në vend, duke publikuar të dhëna sensitive në Telegram.

Lidhur me sulmin e pretenduar kibernetik të së martës, përfaqësuesit e Kuvendit pranuan për BIRN se janë hasur me probleme teknike, por theksuan se janë duke punuar për vlerësimin e situatës dhe identifikimin e problemeve.

“Nuk kemi dalë akoma në përfundimin nëse është sulm kibernetik apo problem teknik”, tha për BIRN një zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke shtuar se ekipi i IT-së është akoma duke punuar për të identifikuar problemin.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ishte i paarritshëm për koment nga BIRN deri në momentin e publikimit të shkrimit. Reporter.al

Të fundit