Flash News

E-TJERA

Humb jetën teksa drejtonte motorin, 63-vjeçarit i pushoi zemra

Humb jetën teksa drejtonte motorin, 63-vjeçarit i pushoi zemra

Mësohet se në fshatin Gjazë, 63-vjeçari Asqerin Semka ka rrëshqitur me motor dhe fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se 63-vjeçari dyshohet ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka humbur kontrollin e motomjetit.

Njoftimi i Policisë:
Lushnjë, Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:10, në fshat Gjazë, Lushnjë, shtetasi A. S., 63 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Të fundit