Flash News

E-TJERA

Humbën në Majën e Jezercës, shpëtohen pas 3 orësh turistet angleze

Humbën në Majën e Jezercës, shpëtohen pas 3 orësh

Policia ka shpëtuar dy turiste angleze të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës. 

Njoftimi i Policisë:


Humbën rrugën teksa eksploronin Majën e Jezercës, Policia u shkoi në ndihmë dy turisteve, rezidente në Angli. Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .


Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet. Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë. 

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë. 

Të fundit