Flash News

E-TJERA

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 30-vjeçari

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në nja aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Ballejë-Krastë në orët e para të ditës së sotme.

D.GJ ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka sjellë vdekjen e të riut. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit