Flash News

E-TJERA

Humbi prindërit në aksident, Bushi: Deri në takimin e radhës, ju dua pafundësisht

Humbi prindërit në aksident, Bushi: Deri në takimin e

Alban Bushi humbi prindërit e tij në një aksident automobilistik. Ngjarja tragjike ndodhi në Greqi ku trajneri i Kombëtares U-21 humbi dy njerëzit e shtrenjtë, Ali dhe Bukurije Bushi.

Trajneri i Kombëtares U-21 ka postuar sot për humbjen e prindërve. Bushi prek me shkrimin e ndjerë, ndërsa shkruan:

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën sesi ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur.

 Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës.

 Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.

Të fundit