Flash News

E-TJERA

I akuzuar për trafikim ko*aine në Evropë, Gjykata e Dubait liron shqiptarin Armando Pacani

I akuzuar për trafikim ko*aine në Evropë, Gjykata e Dubait liron

Gjykata në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka urdhëruar lirimin e Armando Pacanit, një shtetas shqiptar i kërkuar nga autoritetet braziliane për drejtimin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës në Evropë.

Pacani, i cili ishte arrestuar në korrik dhe ishte në Difuzionin e Kuq të Interpolit, u lirua në nëntor pasi procesi i ekstradimit nga Brazili nuk ishte i plotë për shkak të mangësive në dokumentacionin e kërkuar, përfshirë përkthimin në arabisht dhe nënshkrimet e nevojshme.

Pacani, i njohur me emrat e koduar "Albanês", "Forbes" dhe "Globe", akuzohet për trafikim droge, pastrim parash dhe organizim kriminal, duke drejtuar një rrjet që dërgonte kokainë në Evropë përmes porteve në Brazil.

Sipas hetimeve, grupi kishte transportuar të paktën 13 ngarkesa kokainë, me një dërgesë të madhe që u sekuestrua në nëntor 2022 nga marina franceze pranë Sierra Leones, e cila përmbante 4.6 ton kokainë.

Armando Pacani ka qenë në arrati që nga marsi 2023 dhe u kap në korrik të këtij viti pas një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga autoritetet braziliane, DEA, Europol dhe autoritetet franceze.

Avokati i Pacanit ka theksuar se i akuzuari është i pafajshëm dhe se kërkon përjashtimin e tij nga Interpoli dhe heqjen e provave të bazuara në mesazhet e përgjimit të koduar në “Sky EÇ”, të cilat sipas tij cenojnë ligjin.

Ministria e Drejtësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe ka theksuar se lënia e Pacanit në liri ka ndodhur në kuadër të procedurave të ekstradimit dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke ruajtur sigurinë e operacioneve të mundshme në vazhdim.

Të fundit