Flash News

E-TJERA

I dënuar me 20 vite burg për trafik d*oge në Greqi, arrestohet Agron Çakalli

I dënuar me 20 vite burg për trafik d*oge në Greqi, arrestohet

Policia ka arrestuar Agron Çakallin i dënuar me burgim të përjetshëm nga Greqia për narkotrafik, por i konvertuar në dy dekada izolim nga drejtësia shqiptare, pasi ishte edhe në listën e të kërkuarve të Interpol Athinës.

Nga dosja hetimore rezulton se shqiptari është dënuar në mungesë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda në Kretë të Greqisë më 2 Dhjetor 2016, me burgim të përjetshëm për “trafik të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.

Greqia ka transferuar dosjen drejt Shqipërisë dhe më 17 prill 2024, Gjykata e Apelit e ka njohur dënimin e vendit fqinj, duke e konvertuar në 20 vite izolim, nga mori edhe emrin operacioni në fjalë. Palët kanë rënë dakord që ky dënim të bëhet në vendin tonë pas arrestimit

Të fundit