Flash News

E-TJERA

I dënuar në Milano për trafikim narkotikësh, në pranga shqiptari me 4 identitete, pritet ekstradimi

I dënuar në Milano për trafikim narkotikësh, në pranga

Policia ka vënë në pranga shqiptarin me 4 identitete i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike.

44-vjeçari nga Tirana, me emrat Eugen Vasili, Eugen Lici, Genti Goxhaj dhe Gentjan Goxhaj, ishte dënuar nga prokuroria e Milanos me 4 vite e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur se 44-vjeçarit i mbeten për të kryer edhe 2 vite e 5 muaj burg, teksa po përgatiten procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndalohet 44-vjeçari i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Të fundit