Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
I dënuar për trafikun e ko*ainës nga Kolumbia, gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt
Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin për të rrëzuar rekursin e pronarit të kompanisë "Arbi Garden", Arbër Çekaj, i cili ishte shpallur fajtor për trafikimin e një sasie rekord droge. Çekaj u dënua për përfshirje në një nga ngjarjet më të mëdha të trafikut të kokainës në vend, ku u kapën 613 kilogramë kokainë që ishin transportuar nga Kolumbia përmes Italisë, dhe më pas ishin fshehur në magazinën e tij në Durrës.
Në vitin 2018, droga u gjet brenda një konteineri bananesh në Portin e Durrësit, ndërsa Çekaj mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje. Megjithatë, ai u dënuar me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht do të shlyejë 14 vite burg.
Ky vendim nga Gjykata e Lartë mbyll një nga çështjet më të mëdha të trafikut të drogës në Shqipëri.