Flash News

E-TJERA

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof vizitë në Kosovë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof nisi sot një vizitë dy-ditore në Kosovë.

Sot ai pati një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti ndërsa pritet të takohet edhe me udhëheqësit e tjerë të institucioneve dhe partive politike në vend.

Në një komunikatë të presidences së Kosovës thuhet se në takim është diskutuar për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

Në komunikatë citohet presidentja Vjosa Osmani të ketë “shtruar nevojën e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara” si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, “që forcon sigurinë e vendit por edhe në stabilitetin e rajonit”.

Kjo është vizita e parë e Kasanof në rajon që nga emërimi i tij në këtë post. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori amerikan Jeff Hovenier tha se gjatë takimeve do të theksohet mbështetja amerikane për popullin e Kosovës, duke trajtuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur e shumetnik.

Të fundit