Flash News

E-TJERA

I humbur prej 10 ditësh, gjendet në kanal trupi i pajetë i të moshuarit në Lushnje

I humbur prej 10 ditësh, gjendet në kanal trupi i pajetë i

Një 89-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në fshatin Dushk të Lushnjes, buzë rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë.

Rasim Prodani, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët më 22 janar, është gjetur pas kërkimeve intensive nga policia dhe familjarët. Trupi i tij u gjet rreth orës 9:15 nga policia e Lushnjes.

Edhe pse është identifikuar trupi, ende nuk janë të qarta rrethanat e largimit të tij dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së tij. Policia vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Të fundit