Flash News

E-TJERA

Atentati me armë zjarri në Durrës, kush është Edmond Koçi, i njohur si ‘Mond Çekiçi’

Atentati me armë zjarri në Durrës, kush është Edmond

Një vrasje me armë zjarri u shënua mëngjesin e sotëm në lagjen numër 16 në Durrës.

Policia e identifikoi viktimën si Edmond Koçi, i njohur si ndryshe me nofkën ‘Mond Çekiçi’. 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri në makinën e tij, ngjarje e ndodhur pranë drejtorisë Arsimore në Durrës.

Kush është Edmond Koçi?

Edmond Koçi, i njohur si ‘Mond Çekiçi’ nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai njihet si person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit.

Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, konkretisht pjesë e bandës së Lul Berishës.

Ai është dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  

Edmond Koçi konsiderohej edhe mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj. 

Në vitin 2009 është dënuar me 2 vjet burg. Emri i 40-vjeçarit është lidhur me disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar, prandaj një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve. Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administronte disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

Në ambientet e Policisë së Durrësit po shoqërohen disa persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë. 

Të fundit