Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj Kosovës, Von der Leyen dhe Scholz kërkojnë hetime, Rama hesht

Sulmi ndaj Kosovës, Von der Leyen dhe Scholz kërkojnë hetime,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, nga Tirana ndanë të njëjtin qëndrim të pyetur nëse do të ketë sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Von der Leyen tha se fillimisht duhet të ketë një hetim të plotë, që BE të dalëme një qëndrim lidhur me sanksionet.

“Duhet të ketë një hetim të plotë që më pas ne të kemi një qëndrim. Ne po presim të dhënat e hetimit dhe të do të vendosim më pas”, u shpreh ajo.

Të njëjtën gjë theksoi edhe kancelari gjerman, teksa theksoi se as Gjermania dhe as BE nuk pranojnë akte të tilla.

“Nuk do t’i shtoj shumë asaj që tha Ursula; e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Është diçka që nuk do ta pranojmë dhe është e qartë se vendet e BE dhe Gjermania nuk pranojnë një gjë të tillë. Kërkojmë hetime intensive nga autoritetet e Kosovës dhe një bashkëpunim të autoriteteve serbe për këto hetime”, tha Scholz.

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka folur fare për sulmin ndaj Kosovës, duke ia kaluar fjalën kancelarit gjerman dhe presidentes se Komisionit Evropian.

Të fundit