Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Atentati ndaj Trump, gazetarja e Zërit të Amerikës: Autori u afrua 365-455 metra me armë
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Klementina Cenkollari ka zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump.
Në një intervistë me Skype në emisionin Open në News 24, Cenkollari u shpreh se autori Ryan Routh u afrua 365-455 metra pranë Trumpit, duke pasur një armë në dorë.
Ajo tha se autori ka qenë në Ukrainë, por nuk është bërë pjesë e skuadrave ushtarake ndërkombëtare për mbrojtjen e shtetit ukrainas. Sipas gazetares, autoritetet në Ukrainë mund të kenë parë diçka të dyshimtë tek ai.
"FBI tha se deri tani nuk ka të dhëna se autori të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë. Autoritetet po përpiqen të gjejnë arsyet e sulmit. Po ashtu, po hetohet sesi ka mësuar ai sesi Donald Trump ishte pranë fushës së golfit. Autori nuk pranuar të flasë pa praninë e avokatit. FBI po kontrollon makinën, celularin e tij. Po merren në pyetje dëshmitarë dhe ish-kolegë të autorit. I dyshuari ka qenë i dënuar penalisht dhe nuk kishte të drejtë të mbante armë. Autori ka qenë në Ukrainë dhe ushtarakët ukrainas kanë parë diçka jonormale tek ai dhe nuk është bërë pjesë e një ushtrie ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës.
Agjentët kanë vepruar me shpejtësi dhe u eliminua rreziku. I dyshuari është afruar pranë Trump 365-455 metra me armë të ngjashme me kallashnikovin. Republikanët thonë se këto atentate janë për shkak të akuzave të demokratëve, që e kanë cilësuar Donald Trumpin si një “rrezik për demokracinë”", tha gazetarja Klementina Cenkollari.