Flash News

E-TJERA

Atentati në Don Bosko, dalin fotot e dy të plagosurve në spital

Atentati në Don Bosko, dalin fotot e dy të plagosurve në spital

Këta janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç, të cilët mbetën të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme me armë zjarri. 

Aktualisht, ata ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë autorët janë ende të paidentifikuar.

Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezi ka marrë plumb në gjoks.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se kemi të bëjmë me 3 persona njëri prej tyre shoferi i makinës Golf 5 me të cilën janë larguar. 

Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penal. 

Policia po vijon hetimet pasi automjeti Golf5 që u gjet i djegur në Institut nuk rezulton të jetë me targa të vjedhura por nuk ka përputhje automjeti me numrin e shasisë dhe targat që është shkrumbuar.

  

Të fundit