Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Atentati në Don Bosko, Salianji: Krimi e bandat nuk njohin frikë, policia nuk parandalon, por vetëm informon
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me atentatin në Don Bosko, ku u plagosën dy persona, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.
Në rrjetet sociale, Salianji shkruan se krimi goditi sërish në mes të Tiranës, ndërsa policia nuk parandalon, por thjesht informon.
Reagimi i Salianjit:
“Krimi godet objektivin në mes të kryeqytetit, në mes të qytetareve, në çdo zonë, kudo të duan sipas kërkesave të porositësve.
Krimi e bandat nuk njohin frikë e as shqetësim se do përballen me autoritetin e shtetit!
Ngjarjet e pafundme janë tabela e degradimit të vazhdueshëm dhe rënies pikiatë të situatës së sigurisë dhe rendit publik.
Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve!
Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!
Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve, dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë efiçente policinë e shtetit që ka brënda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jënë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.
Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!”