Flash News

E-TJERA

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet polici që iu përgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet polici që iu

Është ndaluar efektivi i policisë që ndodhej brenda berberhanes në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme, ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj. Bëhet fjalë për policin Besart Kovaçi, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas burimeve , efektivi ndodhej në ambientet e berberhanes në momentin kur persona ende të paidentifikuar hapën zjarr. Gjatë sulmit me armë zjarri, polici dyshohet se ka kundërpërgjigjur autorëve duke qëlluar edhe ai me armë.

Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci, pronari i berberhanes, i cili sipas hetimeve paraprake nuk ka qenë shënjestër e atentatit.

Mësohet se në momentin e sulmit ndodheshin edhe katër persona të tjerë, mes tyre edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatorëve.

Deri në këto momente, 21-vjeçari Nikulaj nuk është shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga autoritetet, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa në zonë me qëllim lokalizimin dhe shoqërimin e tij.

Hetuesit kanë dyshime të forta se Merando Nikulaj mund të jetë plagosur gjatë atentatit, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqet duke u larguar nga vendngjarja me vështirësi, çka ka ngritur dyshime për një plagosje të mundshme nga arma e zjarrit.

 

Të fundit