Flash News

E-TJERA

Atentati në Tiranë, Vocaj: Kemi pamje filmike, autorët dyshohen 3 persona dhe ishin të maskuar

Atentati në Tiranë, Vocaj: Kemi pamje filmike, autorët dyshohen 3

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbardhur detaje sa i takon plagosjes së dyfishtë sot në Don Bosko me armë zjarri. 

Në një prononcim për mediat, Vocaj tha dy të plagosurit ishin në të njëjtën tavolinë dhe janë lidhje shoqërore.

Ai shtoi se mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit.

“Kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor që po mbledh të gjitha provat që do ti shërbejnë hetimit. Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonat për kamerat e sigurisë. Po kështu, në territorin e komisariati nr 5 është gjetur një mjet, që ka përputhshmëri me atë të autorëve. Targat nuk janë të vjedhura, por nr i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet. Janë sekuestruar 7 gëzhoja nga një armë zjarri, nuk e kemi përcaktuar tipin e armës. Në automjet është gjetur një armë zjarri që po ekzaminohen.


Ishin në të njëjtën tavolinë, janë lidhje shoqërore. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandën e lokalit. Për objektivin nuk mund ta themi, nga hetimi besoj se do të rezultojë.

Mendohet se kanë qenë tre persona, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit.

Jemi duke analizuar çështjen, njëri prej tyre ka precedent kriminal. Jemi duke hetuar backgroundin e të plagosurve, për të përcaktuar dhe pistat hetimore. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamjet filmike dhe kemi një ide të qartë për dinamikën”, tha Vocaj.

 

Të fundit