Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
"I përfundoi stafi në SPAK", Baton Haxhiu veçon 3 emrat problematikë të listës së PS
Analisti Baton Haxhiukomentoi listën e Partisë Socialiste për drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin betejën në terren për zgjedhjet parlamentare 2025.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu evidenton disa problematika të listës së PS, konkretisht Erion Veliaj, Pandeli Majko dhe Mirela Kumbaro.
“Problematikat? Erion Veliaj për faktin që stafi i tij ka pasur.. ai dhe stafi i tij kanë qenë personazhe të SPAK. Pandeli Majko që është në Kukës për shkak se i takon gardës së vjetër dhe nuk ka ndonjë peshë politike, nuk i takon kësaj gjenerate që do i sjellë risi. Nuk ka sjellë asnjë gjë në PS. Dobësi gjithashtu është edhe Mirela Kumbaro që për mua nuk e ka pasur vendin në këtë listë edhe pse në Gjirokastër është e adhuruar, por nuk i plotëson. Mirela Kumbaro në Gjirokastër qëndron mirë. Ajo që ka pengesa është mënyra se si ajo qeveris brenda Ministrisë së saj”, u shpreh Baton Haxhiu.