Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT në Elbasan

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet punonjësi i IMT në

Një punonjës i IMT në Elbasan, i shpallur në kërkim nga SPAK, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

G. B., 51 vjeç, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi ka lejuar ndërtimin pa leje të një objekti, kundrejt një vlere monetare.

“Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet”, njofton policia.

Të fundit