Flash News

E-TJERA

I tha Ballës ‘skizofren’ gjatë debatit në Parlament, Petrit Vasili përjashtohet 5 ditë nga Kuvendi

I tha Ballës ‘skizofren’ gjatë debatit në Parlament,

Deputeti i Partisë së Lirisë, petrit Vasili është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi.

Vendimi u mor nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pas shqyrtimit të kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, duke marrë shkas nga debati me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, të cilit iu drejtua duke i thënë “skizofren”.

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja

joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të  Rregullores së Kuvendit dhe në

kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili”-thuhet në njoftim.

 

Të fundit