Flash News

E-TJERA

I veshur me jelek anti-plumb, Telat Xhaferi, politikani i parë shqiptar që viziton Ukrainën

I veshur me jelek anti-plumb, Telat Xhaferi, politikani i parë shqiptar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka mbërritur në Ukrainë, duke u bërë politikani i parë shqiptar që e viziton që pas ofensivës ruse.

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga lufta.

Ai theksoi se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ofrojnë gjithë mbështetjen e mundur që është në dispozicion bashkë me partnerët nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës.

Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, tha Xhaferi.

Të fundit