Flash News

E-TJERA

I vuri flakën të shoqes me benzinë, gjykata e Korçës: Çifti nuk ishte në proces divorci

I vuri flakën të shoqes me benzinë, gjykata e Korçës:

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, dogji me benzinë bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili, 31-vjeç, në mbrëmjen e 31 Gushtit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa u raportua se çifti ishin në proces divorci.

Sipas një komunikim i zyrtar që Neës24 ka pasur me Gjykatën e Korçës, kjo e fundit ka mohuar që të ketë ndonjë regjistrim për shkurorëzimin e çiftit.

I vuri flakën të shoqes me benzinë, gjykata e Korçës:

Trëndafili i bëri pritë bashkëshortes e cila prej kohësh jetonte me prindërit për shkak të konflikteve që kishte me 45-vjeçarin. Pasi i hodhi benzinën, Bledari i vuri flakën  dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim prej asaj dite.

Melisa Trëndafili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për shkak të djegieve.

Të fundit