Flash News

E-TJERA

Identifikohet shqiptari i plagosur në Athinë, e shkuara e tij e errët

Identifikohet shqiptari i plagosur në Athinë, e shkuara e tij e

Identifikohet shqiptari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në qendër të Athinës.

Bëhet fjalë për Florian Bajraktarin, i cili aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se 36-vjeçari shqiptar nuk është emër i panjohur për autoritetet greke sepse në vitin 2006, ai është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi.

Ai është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojëra fati.

Nga të dhënat e mediave greke, shqiptari lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna me arme. 

Të fundit