Flash News

E-TJERA

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur afër shkollës 9-vjeçare në Tiranë

Identifikohet trupi i pajetë i gjetur afër shkollës

Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet mesditën e sotme pranë një shkolle 9-vjeçare në Laprakë. Policia bën me dije se trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Ndërkohë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit