Flash News

E-TJERA

"Po luanim"/ Çfarë deklaroi në polici gruaja që tentoi të rrëmbente të miturën në Tiranë

"Po luanim"/ Çfarë deklaroi në polici gruaja që

Është identifikuar nga Policia, 57-vjeçarja e cila mori në krahë një vajzë të vogël në një market në qytetin e Tiranës.

Policia ka identifikuar dhe ka marrë në pyetje gruan, e cila mori për dore të miturën dhe doli bashkë me të jashtë marketit. 

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se gruaja ka thënë përpara oficerëve të policisë se thjesht po luante me vajzën. “Po luaja me vajzën. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim ta rrëmbeja, por thjesht po luaja”, ka thënë gruaja.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Të fundit