Flash News

E-TJERA

"IK shporru!", dalin pamjet kur shkodranët përzënë Benet Becin

"IK shporru!", dalin pamjet kur shkodranët përzënë

Shkodrfa ka përkujtuar sot 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës.

Ndër personat e pranishëm në një ceremoni të oprganizuar ka qenë edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Por, banorët kanë nuk e kanë pranuar dhe i kanë kërkuar të largohet.

 "Ik, ik, shporru se nuk ke fytyrë ti", dëgjohet të thonë në kor banorët, derisa kryebashkiaku socialist vendos të largohet me makinën e tij.

Kryengritja antikomuniste e Postribës në rrethin e Shkodrës është një nga kryengritjet e para dhe të pakta ndaj regjimit komunist. Me në krye Shaban Haxhinë, pjesëmarrës në Luftën e Koplikut 1920 dhe në rezistencën kundër pushtimit Italian në Shkodër, 1939. Më 9 Shtator kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë.

 

Të fundit