Flash News

E-TJERA

“Ikim ku të duash"/ Ngacmoi s*ksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës në Pogradec

“Ikim ku të duash"/ Ngacmoi s*ksualisht pacienten, arrestohet

Arrestohet nga policia një infermier i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit, pasi një e re 24-vjeçare e denoncon në emisionin investigativ  “Stop” se e ka ngacmuar seksualisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Ngacmim seksual"

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit